Kryeministri Edi Rama, duke reaguar ndaj komenteve në rrjete sociale dhe në media, ka publikuar sot në platformën X vendimin e Këshillit të Ministrave, marrë në datën 9 janar 2025 për akordimin e bonusit të pranverës për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet nga data 1 mars 2025.
Ekofin.al publikoi ekzkluzivisht në 31 janar 2025 lajmin se kur do të niste shpërndarja e bonusit për rreth 730 mijë pensionistë, në një kohë kur ishte përfolur se shpërndarja do të fillonte që në muajin shkurt.
“Unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë”- Rama publikon vendimin dhe zbulon kur do të jepet bonusi i pranverës për pensionistët
Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre, shkruan Rama në X. /ekofin.al


