Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

1.2 Mld euro për Ballkanin, Banka Evropiane e Investimeve projekt për furnizimin me ujë të Tiranës

17:06 - Shkurt 9, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Evropiane e Investimeve ka investuar një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023. 365 milionë euro më shumë investime se në vitin 2022. Pjesa më e madhe e investimeve ka shkuar për projekte në transport, energji dhe bizneset e vogla e të mesme, ndërkohë që në Shqipëri Banka ofroi mbështetje për përgatitjen dhe zbatimin e një projekti të shpërndarjes së ujit në kryeqytet.

Banka Evropiane e Investimeve synon të mobilizojnë mbi 6 miliardë euro në investime të reja në rajon. Shifrat janë bërë publike përmes një deklarate zyrtare të BEI Globale, krahu financiar i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për aktivitete jashtë BE-së.  Në deklaratë Banka bën me dije se volumi i investimeve ishte 365 milionë euro më shumë se në 2022. Investimet shkuan në projekte të qëndrueshme dhe të tranzicionit energjetik që mbështesin përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE, si dhe përpjekjet ekonomike, klimatike dhe ato të lidhjes.

Financimet do kontribuojnë në lidhjen, tranzicionin e energjisë dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në përputhje me prioritetet e BE. Specifikisht për Shqipërinë, Banka ofroi mbështetje teknike këshillimore për përgatitjen dhe zbatimin e një projekti të shpërndarjes së ujit në Tiranë.

Ndërkaq, pjesa më e madhe e fondeve të reja (58%, ose 693 milionë euro) është ndarë për transport më të sigurt dhe të qëndrueshëm, përkatësisht për linjat hekurudhore në Serbi (Beograd-Nish) dhe Maqedoninë e Veriut (Kriva-Palanka-kufiri me Bullgarinë). Banka e BE-së nënshkroi fonde shtesë për modernizimin e transportit urban në Sarajevë dhe një projekt për rehabilitimin dhe sigurinë e rrugëve në Serbi. 275 milionë euro (23% e financimit total në 2023) iu kushtuan mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor. Fondet e mbetura do të shkojnë për projektet e energjisë, ujit, shëndetësisë dhe arsimit.

Fondi Evropian i Investimeve, pjesë e Grupit të BEI-t, ka filluar zbatimin e instrumentit të një garancie për qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që pritet të zhbllokojë rreth 700 milionë euro për këto kompani në rajon.

Ekofin Media
Ekofin Media
ballkani perëndimor Banka Evropiane e Investimeve be rajon ujësjellësi i tiranës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter