Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    76,580 punëkërkues në Shqipëri në 2023, mbizotëron niveli arsimor i ulët

    Mars 20, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Të dhënat nga raporti i Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF) analizojnë lidhjen midis arsimit dhe papunësisë, si dhe ndikimin e saj në punësim, veçanërisht në grupin e të rinjve.

    Raporti i vitit 2024 ka mbledhur të dhëna përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor që i përkasin vitit 2023. Në Shqipëri në këtë vit rezultojnë 76,580 të papunë të regjistruar ose punëkërkues, me përqindje 36.1% të tranzicionit nga papunësia në punësim.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sipas raportit, Shqipëria renditet e treta në rajon për numrin më të lartë të punëkërkuesve, pas Serbisë që kryeson listën me 404,977 individë punëkërkues dhe me përqindje 41,3 tranzicioni nga papunësia në punësim dhe Maqedonisë së Veriut me 105,452 individë dhe me përqindje 23.3 % tranzicionin nga papunësia në punësim.

    Ndërkohë Kosova rezulton të ketë 41,773 individë punëkërkues, ndërsa Mali i Zi 40,966.

    Po sipas të dhënave, në Kosovë, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, numri i punëkërkuesve meshkuj dhe femra të regjistruar si të papunë është relativisht i balancuar.

    Shqipëria, si dhe Azerbajxhani dhe Jordania raportojnë një numër më të ulët të femrave të papuna, kjo shpjegohet pjesërisht edhe nga nivelet e ulëta të aktivitetit midis grave.

    Kur shqyrtohet sfondi arsimor, bëhet e qartë se shumë punëkërkues në vende si Shqipëria, Kosova, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut zotërojnë vetëm kualifikime të nivelit të ulët.

    Tranzicioni nga papunësia në punësim ndryshon në vende të ndryshme, duke reflektuar kontekstet ekonomike dhe sociale, kapacitetin absorbues të tregut të punës, por edhe gatishmërinë e punëkërkuesve për të zënë punë dhe mundësitë e disponueshme për të marrë pjesë në programe aktive të tregut të punës.

    Vendet si Kosova dhe  Shqipëria regjistrojnë rezultate relativisht të ulëta në tranzicionin e punësimit, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi raportojnë rezultate më të larta për këtë tregues.

    Të dhënat për vendet e lira të punës konfirmojnë se kërkesa përqendrohet rreth profileve në prodhim dhe shërbim në shumicën e vendeve që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar të nivelit të mesëm.

    Serbia raporton kërkesë të konsiderueshme në sektorin ekonomik të Informacionit dhe Komunikimit dhe kërkesë më të madhe për ‘Profesionistët’ që korrespondon me punëtorët me nivel të lartë arsimor.

    Të dhënat për Shqipërinë tregojnë varësinë e konsiderueshme nga Shërbimet Publike të Punësimit, përshirë programet e punësimit ose të subvencionimit të punës, si dhe në trajnime.

    Të gjitha vendet, për të cilat disponohen të dhëna, ofrojnë forma të ndryshme informacioni dhe këshillimi për punëkërkuesit, qoftë për punësim, karrierë apo orientim për futje në tregun e punës apo pjesëmarrje në masa të ndryshme të tregut të punës.

    Në Ballkanin Perëndimor seancat e këshillimit ofrohen si pjesë e planeve individuale të punësimit. Gjithashtu, rajoni parashikon një nxitje në ofrimin e udhëzimeve dhe këshillimeve në karrierë dhe rëndësinë e kontekstit të zbatimit të Garancisë për Rininë./ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    arsimi kapaciteti papunësia shqipëria të rinjtë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter