Ndonse të vogla në përmasa, farat janë burim i madh vlerash ushqimore. Ato ofrojnë proteina, acide yndyrore, minerale dhe vitamina të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit tonë.
Farat Chia
Konsumimi i 25 g fara Chia në ditë ështënjë kontribut i dobishëm për shëndetin, pasi ato konsiderohen si burim i fortë energjie. Janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë. Në 25g fara chia gjenden rreth 9g fibra. ndërkohë që sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë.
Farat e Kungullit
Rekomandohet të konsumoni 5 deri në 10 gramë me fara kungulli në ditë për të mbrojtur veshkat dhe parandaluar formimin e gurëve. Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3 e mbajnë zemrën të shëndetshme duke ulur tensionin e gjakut. Këto fara ulin nivelin e kolesterolit, rreziqet e shfaqjes së diabetit, peshën e tepërt, përmirësojnë humorin, luftojnë kancerin, dhe mbrojnë veshkat.
Farat e Rrushit
Farat e rrushit parandalojnë plakjen pasi arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut. Ato janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9, të cilat janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave.
Farat e Linit
Farat e linit janë ideale për humbjen në peshëapo ndërtimin e muskujve, si dhe kanë efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, madje edhe zhvillimin e qelizave të dëmshme në trup. Farat e linit janë të pasura me Omega-3, fibra dhe proteina.
Farat e Susamit
Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i bakrit, magnezit, manganit, kalciumit, hekurit, fosforit, vitaminës B1, zinkut, seleniumit dhe fibrave.
Farat e Lulediellit
Ato kanë kalcium, magnez, bakër, vitaminë E, antioksidantë, proteina të cilat i bëjnë mirë shëndetit të njeriut nga koka tek këmbët.