Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

460 milionë lekë grante për bashkitë mbi bazë performance për vitin 2025

14:58 - Korrik 21, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Qeveria do të realizojë shpërndarjen e grantit për pushtetin vendor bazuar në performancën e këtij të fundit. Në këtë kuadër, Ministria e Financave dhe Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor kanë publikuar Udhëzimin e Përbashkët që përcakton kriteret, procedurat dhe treguesit për shpërndarjen e grantit të bazuar në performancë për bashkitë në vitin 2025.

Qëllimi i grantit të bazuar në performancë është: të nxisë dhe fuqizojë bashkitë për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e qeverisjes së tyre, administrimin dhe ofrimin e shërbimeve për gratë, burrat, të rejat, të rinjtë, vajzat dhe djemtë, në të gjithë diversitetin e tyre, në të gjithë territorin ku bashkitë ushtrojnë veprimtarinë e tyre;

të përmirësojë veprimtarinë e strukturave administrative të bashkive dhe krijimin e një kulture të praktikave të mira në administratën publike vendore;

të nxisë dhe mundësojë ofrimin e shërbimeve në përputhje me standardet minimale ligjore, sipas legjislacionit në fuqi;

të nxisë performancën në një shkallë të lartë, duke krijuar një klimë konkuruese ku bashkitë përpiqen të përmirësojnë shërbimet e ofruara me standarde dhe në përputhje me nevojat specifike për gratë, burrat, të rejat, të rinjtë, vajzat dhe djemtë, në të gjithë diversitetin e tyre, në të gjithë territorin ku bashkitë ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Të gjitha bashkitë e vendit kanë të drejtë të aplikojnë, me kusht që të përmbushin treguesit e përcaktuar në udhëzim.

Granti për vitin 2025 do të ketë një vlerë totale prej 460 milionë lekësh, të ndarë në 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit si pjesë e transfertës së pakushtëzuar sektoriale, 260 milionë lekë nga donatorë të huaj, konkretisht Qeveria e Zvicrës (përmes SDC) dhe Qeveria e Suedisë (përmes SIDA-s), në kuadër të projektit “Bashki të Forta – Faza II”.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) do të veprojë si sekretariat teknik dhe do të organizojë thirrjen për aplikime, e cila mbyllet më 17 Shtator 2025, ora 16:00. Dokumentacioni duhet të përmbajë dëshmi për secilin tregues performance që kërkohet për vlerësim.

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve (KVA), i përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse dhe donatorëve, do të kryejë vlerësimin e aplikimeve dhe do të publikojë rezultatet paraprake dhe më pas ato përfundimtare.

Fondi do të disbursohet si transfertë e pakushtëzuar sektoriale, por nuk mund të përdoret për paga apo shpërblime. Ai mbetet në dispozicion të bashkive për projektet përkatëse edhe nëse nuk shpenzohet brenda vitit 2025, duke u transferuar për përdorim në vitin 2026.

Donatorët kanë të drejtë të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e vlerësimit dhe administrimit të fondit dhe mund të japin komente me shkrim pa penguar procesin.

Fondi i GBP-së shpërndahet për çdo bashki sipas një sistem matjeje të performancës që vlerëson përmbushjen e treguesve të vendosur.

Bashkive që përmbushin treguesit e GBP-së në vitin 2025 do t’u shpërndahet: një shumë që është proporcionale me peshën e caktuar për secilin tregues, si më poshtë; një fond shtesë që përllogaritet proporcionalisht në bazë të fondeve të mbetura dhe treguesve të përmbushur.

Shpërndarja e fondeve bëhet sipas dy komponentëve: shumës fikse dhe shumës shtesë.

Fondi  i  pashpërndarë  në  TSA  gjatë  vitit  buxhetor, shpërndahet në vitin buxhetor pasardhës  për   të   njëjtin   qëllim,  vetëm  me   vendim   të  Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve.

Gjendja   e   fondit   të   prokuruar   dhe   të papërdorur  nga  bashkitë  në  fund  të  vitit  buxhetor trashëgohet   në   vitin   buxhetor   pasardhës   dhe përdoret për to njëjtat projekte/produkte për të cilin është prokuruar.

Gjendja e fondit të ngelur tepricë nga procesi i  prokurimit  përdoret  nga  bashkitë  për qëllime  të tjera  që  ato  gjykojnë  dhe  vendosin  me  vendim  të këshillit bashkiak./ekofin.al

 

 

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkitë grantet ministria e financave Ministria e pushtetit vendor performanca qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter