Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

2025 mbyllet me pesimizëm, vetëm ndërtimi mban lart besimin, treguesit e tjerë me rënie

12:41 - Janar 5, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi rënie me 0.4 pikë në muajin dhjetor, duke e mbyllur kështu 2025 me pesimizëm. Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë, ndikimi kryesor në rënien mujore të TNE-së ka ardhur nga sektorët e shërbimeve dhe të industrisë, ndërsa tregtia dhe besimi i konsumatorit kanë mbetur pothuajse të pandryshuar. Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje të ndjeshme të besimit, duke u konfirmuar si sektori më optimist i momentit.

Besimi në industri u dobësua lehtë gjatë dhjetorit, i ndikuar kryesisht nga pritjet më të ulëta për porositë nga eksportet. Pavarësisht kësaj rënieje margjinale, treguesi i besimit në industri qëndron ende mbi mesataren historike, duke reflektuar një qëndrueshmëri relative të aktivitetit prodhues. Bizneset industriale shfaqen më optimiste për punësimin në të ardhmen, ndërkohë që pritjet për çmimet e produkteve të tyre priten të mbeten thuajse të pandryshuara, një sinjal ky që sugjeron mungesë presionesh të forta inflacioniste nga ky sektor.

Në krahun tjetër, ndërtimi spikat si sektori me performancën më të fortë në terma besimi. Rritja e ndjeshme e treguesit të besimit është mbështetur si nga vlerësimi pozitiv i aktivitetit aktual ndërtues, ashtu edhe nga rritja e porosive ekzistuese. Niveli i besimit në ndërtim qëndron dukshëm mbi mesataren afatgjatë, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart, duke reflektuar rritjen e kërkesës dhe kostove në këtë sektor.

Besimi në shërbime shënoi rënien më të ndjeshme mujore, i ndikuar nga vlerësime më pak optimiste për ecurinë aktuale të aktivitetit dhe nivelin e kërkesës. Megjithatë, edhe ky tregues mbetet mbi mesataren afatgjatë, duke treguar se sektori vijon të operojë në një territor pozitiv. Bizneset e shërbimeve kanë rishikuar për poshtë pritjet për punësimin, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rritur, çka sugjeron përpjekje për të transferuar kostot drejt konsumatorit.

Në tregti, besimi mbeti pothuajse i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës dhe vijon të qëndrojë dukshëm mbi mesataren historike. Rënia e vlerësimeve për ecurinë aktuale të biznesit u kompensua nga pritjet më pozitive për punësimin, ndërkohë që pritjet për çmimet dhe për ecurinë e ardhshme të biznesit janë rishikuar për poshtë, duke reflektuar një qëndrim më të kujdesshëm të operatorëve tregtarë.

Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i qëndrueshëm në dhjetor, duke qëndruar mbi mesataren historike. Rritja e pritjeve për situatën ekonomike në të ardhmen dhe për blerjet aktuale në shuma të mëdha u balancua nga pritje më pak optimiste për gjendjen financiare personale dhe blerjet e mëdha në të ardhmen. Një zhvillim pozitiv mbetet rishikimi për poshtë i pritjeve për rritjen e përgjithshme të çmimeve, që sugjeron një perceptim më të moderuar të presioneve inflacioniste nga ana e konsumatorëve.

Të dhënat tremujore plotësuese tregojnë një përmirësim të gjendjes financiare të bizneseve në tremujorin e katërt, veçanërisht në industri dhe ndërtim, ndërsa norma e shfrytëzimit të kapaciteteve paraqitet e përzier mes sektorëve. Në tërësi, vrojtimi i dhjetorit tregon një ekonomi që ruan një nivel të qëndrueshëm besimi mbi normat historike, por me sinjale të diferencuara sektoriale, ku ndërtimi vazhdon të jetë shtylla kryesore e optimizmit, ndërsa shërbimet dhe industria reflektojnë një qasje më të kujdesshme ndaj muajve në vijim.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë dhjetor ekonomike ndjesisë treguesi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

gazetar_109:44 - Korrik 27, 20260

Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte…

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter