Vijon rritja e kontribuesve dhe aseteve në skemat e pensioneve private.
Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri i anëtarëve në fondet e pensionit privat ka arritur në mbi 46 mijë në fund të tre-mujorit të tretë. Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, rritja e kontribuesve ishte e moderuar me vetëm 3%. Praktikisht, skemave private të pensioneve iu shtuan 1,451 anëtarë të rinj në tre muajt e parë të këtoj.
Totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private arriti në 13 miliardë lekë, rreth 3.8% më shumë se fundi i vitit 2024.
Megjithatë ndryshimet ligjore që hynë në fuqi në fund të vitit 2023, që ndër të tjera parashikonin lehtësi fiskale shtesë, fondet private të pensioneve nuk po rriten me ritëm të lartë.
Paratë që qytetarët investojnë për një pension privat, shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve i investojnë kryesisht në tituj qeveritarë, në bono thesari dhe obligacione, të cilat përgjithësisht konsiderohen investime me risk shumë të ulët.
Sipas shifrave të AMF, këto shoqëri kanë investuar 8.2 miliardë lekë në bono thesari dhe obligacione, 28% më shumë se në 2024. Në treg operojnë 6 fonde pensionesh, të cilat administrohen nga 4 shoqëri administruese. /ekofin.al
