Aktiviteti i transportit ka vijuar të shënojë rritje edhe gjatë muajit tetor, ndërsa për 10 mujorin në pjesën më të madhe të sektorëve janë kaluar edhe nivelet e parapandemisë, me përjashtim të hekurudhave dhe transportit ajror e detar.
INSTAT raportoi se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Tetor 2021 është 413,7 mijë ton, duke u rritur 3,6 %, krahasuar me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.090,5 mijë ton, duke u rritur me 17,1 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,3 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.
Në muajin Tetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.474 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 36,4 %, krahasuar me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 22.094 mijë ton- kilometër, duke u rritur me 5,5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 38,7 %.
Në muajin Tetor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 178,6 ton, duke u rritur 16,7 % në krahasim me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.645,4 ton duke u rritur me 12,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14,4 %.
Në Tetor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.618, duke u rritur 74,3 % në krahasim me Tetor 2020.
Në Tetor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 47.987 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2020, ky tregues është rritur 67,9 %.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 769.776 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46,5 %.
Në muajin Tetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7 % të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Tetor 2021 është 290.987 pasagjerë duke u rritur me 2.7 herë, krahasuar me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.421.923 pasagjerë duke u rritur me 2.1 herë, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 14,5 %.