Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

1 në 4 emigrantë shqiptarë jashtë vendit e kanë përfunduar arsimin e lartë atje

23:56 - Janar 7, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Migracioni luan një rol të rëndësishëm në akumulimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe përvojës së punës jashtë vendit. Sipas raportit të Bankës Botërore në bashkëpunim me INSTAT, mbi Migrimin Ndërkombëtar në Shqipëri 2024, më shumë se një e katërta e migrantëve aktualë me arsim të lartë kanë përfunduar arsimin terciar jashtë vendit, një nivel dukshëm më i lartë se te të kthyerit me arsim terciar (10%).

Kjo tregon një prirje në rritje të migrimit për qëllime arsimore ndër brezat më të rinj. Rreth 60% e migrantëve përmirësojnë kapitalin e tyre njerëzor përmes përvojës së punës ndërkombëtare, e cila shoqërohet me përfitime pozitive në paga pas kthimit në Shqipëri.

Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç janë grupi më aktiv në arritjen e arsimit jashtë vendit: 20% e migrantëve dhe të kthyerve të kësaj grupmoshe kanë përfunduar nivelin më të lartë të arsimit jashtë. Më shumë se një në tre individë 15–24 vjeç kanë përfunduar arsimin terciar jashtë vendit. Me rritjen e moshës, kjo përqindje bie nga 7% te grupmosha 25–34 vjeç në vetëm 0.4% te grupmosha 55–64 vjeç.

Arsimi terciar dominon regjistrimet jashtë vendit te migrantët aktualë. Gati 1 në 4 migrantë nën 30 vjeç, ose 7.5% e totalit të migrantëve, janë aktualisht duke studiuar jashtë. Nga migrantët e regjistruar në arsim jashtë vendit, 59% ndjekin arsimin terciar, 36% arsimin e mesëm të lartë, ndërsa vetëm 5% nuk e kanë përfunduar ende arsimin e mesëm të lartë.

Sipas raportit, migracioni lidhet edhe në mënyrë indirekte me investimet në arsim brenda vendit. Pas moshës së arsimit të detyrueshëm (6–16 vjeç), adoleshentët 17–18 vjeç nga familjet migrante kanë norma më të larta regjistrimi në arsim formal krahasuar me ata nga familjet jo-migrante (95% kundrejt 92%), veçanërisht kur familjet marrin remitanca. Ndër të rinjtë 19–24 vjeç, ata nga familjet migrante kanë norma më të ulëta regjistrimi krahasuar me familjet jo-migrante (37% kundrejt 45%), por ky efekt përmbyset për të rinjtë nga familjet migrante që marrin remitanca.

Familjet migrante kanë gjithashtu nivele më të larta arsimore krahasuar me familjet jomigrante. Rreth 53% e të rriturve (25 vjeç e lart) në familjet migrante nuk e kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, kundrejt 65% në familjet jomigrante. Në familjet migrante, 31% e individëve kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, krahasuar me 24% te familjet jomigrante, ndërsa te familjet që marrin remitanca kjo përqindje arrin rreth 33%. Arsimi terciar përfshin 16% të individëve në familjet migrante, kundrejt 11% në familjet jomigrante.

Analizat tregojnë se migracioni i babait lidhet me rritje të regjistrimit të fëmijëve në shkollë: +7 pikë përqindje për moshat 16–22 vjeç dhe +14 pikë përqindje për moshat 19–22 vjeç. Migracioni i nënës rrit regjistrimin për fëmijët 16–18 vjeç, por ka ndikim negativ për moshat 19–22 vjeç, megjithëse pa rëndësi statistikore. Migracioni i kthimit, si i babait ashtu edhe i nënës, nuk ka ndikim statistikisht të rëndësishëm në regjistrimin e fëmijëve në shkollë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
arsimi terciar diploma migrantet shkollë universiteti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter