Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Subvencione dhe kredi të buta, 100 milionë euro për uljen e mbetjeve në industri pas vitit 2030

09:30 - Dhjetor 23, 2025 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, përfshin krahas institucioneve qendrore, edhe autoritetet vendore, të cilat përmes skemave tarifore nxitëse, bashkëpunimit me organizata të ndryshme dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve duhet të kontribuojnë në promovimin e ripërdorimit dhe reduktimin e mbetjeve.

Shqipëria është e ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe secila zonë do të hartojë plane zonale që do të përfshijnë kapituj të posaçëm për parandalimin e krijimit të mbetjeve.

Parandalimi i mbetjeve do të mbështetet gjithashtu nga instrumentat ekonomikë, të cilët synojnë të lidhin stimujt financiarë me objektivat mjedisore.

Masat ekonomike dhe fiskale do të nxisin bizneset të zbatojnë standarde të eko-projektimit, ripërdorimit dhe prodhimit të qëndrueshëm. Skemat si tarifat e eko-moduluara, përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit dhe sistemet e depozitim-kthimit përdoren për të favorizuar produkte të dizenjuara në mënyrë të qëndrueshme.

Një instrument i rëndësishëm është sistemi “paguaj sipas hedhjes” (PAYT), i cili zbaton parimin “ndotësi paguan” dhe lidh koston e menaxhimit të mbetjeve me sasinë e tyre, një përvojë ndërkombëtare e suksesshme.

Instrumentat ekonomikë do të përdoren edhe për të mbështetur tregjet e riparimit dhe ripërdorimit, përmes lehtësive tatimore dhe taksave të diferencuara, duke nxitur konsumin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e modeleve të biznesit qarkullues.

Në të njëjtën kohë, parashikohen ndalime dhe kufizime rregullatore për produkte dhe praktika që konsiderohen problematike, si ndalimi i asgjësimit të mallrave të pashitura, kufizimet për plastikat njëpërdorimshe dhe kërkesa për alternativa ripërdorimi në shërbimet “take-away”.

Plastika njëpërdorimshe identifikohet si një nga burimet kryesore të ndotjes, veçanërisht në mjediset ujore dhe detare, duke përbërë rrezik për biodiversitetin dhe shëndetin publik.

Skemat mbështetëse 

Dokumenti parashikon si një ndër masat promovimin e teknologjive me efikasitet të lartë të burimeve në industrinë përpunuese, duke i dhënë përparësi ushqimit, tekstileve dhe prodhimit të produkteve plastike.

Për këtë qëllim, qeveria  do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të industrisë përpunuese, për përdorimin e teknologjisë me efikasitet të lartë të burimeve, duke ofruar

-grante ose subvencione të drejtpërdrejta, për të kompensuar kostot e blerjes dhe të zbatimit të teknologjive të reja, me efikasitet të lartë të shfrytëzimit të burimeve

-kredi me interes të ulët ose linja kredie të orientuara posaçërisht drejt investimeve në teknologjitë e  pastra;

-mekanizma financimi, dhe teknologji inovative, për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare.

Kjo masë synon të përmirësojë efikasitetin e burimeve, të reduktojë mbetjet dhe emetimet, si dhe të mbështesë zhvillimin e një ekonomie qarkulluese në industrinë shqiptare.

Për periudhën 2030–2035 parashikohet një buxhet prej 100 milionë euro, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian pas anëtarësimit, nën përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në koordinim me Ministrinë e Mjedisit./ekofin.al

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
grante inovacioni ndotja plastike skema mbeshtetese teknologji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter