Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregullorja e re për aktofertën në konsultim sjell diversifikim të instrumenteve të borxhit

23:17 - Janar 16, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të aktofertës për emetimin e titujve të borxhit”.

Projektrregullorja përmirëson rregullat dhe praktikat që lidhen me emetimin e titujve të borxhit përmes ofertave private, që i drejtohen një kategorie të caktuar investitorësh. Variant i përmirësuar do të shfuqizojë rregulloren aktuale në fuqi, nr. 187, datë 16.12.2020 “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të aktofertës për emetimin e obligacioneve”, duke sjellë një sërë avantazhesh.

Aktoferta është një dokument që përgatitet nga emetuesi dhe regjistrohet nga Autoriteti në rastet e emetimeve të përjashtuara nga përgatitja e një prospekti dhe që përmbushin disa kushte specifike të përcaktuara sipas legjislacionit për tregjet e kapitalit.

Rregullorja përcakton rastet kur përforet aktoferta, si edhe detaje të tjera specifikimr për gjithë procesin e emetimit.

Një nga risitë kryesore të kësaj projektrregulloreje është harmonizimi i formatit për përgatitjen e aktofertës me atë të prospektit, në linjë me rregulloren e prospektit të Bashkimit Evropian.

Pjesë e aktofertës do të jetë çdo informacion i nevojshëm, përfshirë edhe rreziqet, e cila do t’u vihet në dispozicion investitorëve para se ata të ndërmarrin një investim.

Një risi do të jetë përfshirja e së ashtuquajturës “aktofertë bazë”. Kjo veçori do të thjeshtojë dhe përshpejtojë procesin e emetimeve të titujve të borxhit dhe pritet të nxisë pjesëmarrjen e emetuesve në tregun e kapitaleve, si mundësi alternative financimi për veprimtarinë e tyre.

Sipas kësaj dispozite, shoqëritë që kryejnë emetime në mënyrë të vazhdueshme dhe me një historik emetimi në treg kanë të drejtë  të depozitojnë në Autoritet një aktofertë bazë, e cila përmban informacionin bazë dhe të nevojshëm në lidhje me emetuesin dhe titujt e borxhit që i ofrohen grupit të investitorëve të paracaktuar në aktofertë.

Ndërkohë, termat përfundimtare që do të përgatiten sipas formatit të përcaktuar në projektrregullore do të njoftohen para fillimit të çdo emetimi të titullit që është parashikuar të kryhet brenda periudhës së vlefshmërisë prej 12 muajsh të aktofertës.

Kështu, çdo emetim që do të realizohet përgjatë kësaj periudhe do të ketë vetëm përditësime lidhur me norma e interesit apo edhe informacione me rëndësi materiale e detaje të tjera specifike të emetuesit. Në këtë mënyrë sigurohet nxitja e emetimeve përmes sigurimit të fleksibilitetit për emetuesin, pasi ky i fundit do të ketë mundësinë të përshtasë ofertën e titujve të borxhit në momentin e emetimit me situatën e tregut.

Rregullorja kontribuon në rritjen e diversifikimit të instrumenteve të borxhit dhe ofron mundësi të reja investimi për investitorin shqiptar./ekofin.al 

 

 

 

 

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i mbikëqyrjes financiare emetimi i titujve te boxheve kapitali rregullorja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

gazetar_106:00 - Korrik 27, 20260

Shqipëria po hedh një hap të ri drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, duke vendosur…

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter