Kategoria: Tregje
Intesa Sanpaolo Bank Albania është certifikuar zyrtarisht si një “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026 nga Instituti i njohur ndërkombëtarisht Top Employer, duke konfirmuar për një vit tjetër radhazi angazhimin e fortë të Bankës për përsosmëri në menaxhimin e njerëzve, kulturën e vendit të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm organizativ. Me këtë certifikim, Intesa
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj shoqërive Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për sjellje të dyshuara kufizuese të konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Komisioni i Konkurrencës në mbështetje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pas një procesi
Në debatin publik mbi rritjen e kostos së jetesës, ushqimit, karburantit apo strehimit, një kategori pothuajse nuk përmendet fare, edhe pse ne e përdorim çdo sekondë, interneti. Në epokën dixhitale, celulari dhe interneti nuk janë thjesht nje aksesor i jetës moderne. Tashmë interneti është infrastruktura ku mbështeten bizneset, shkolla, shëndetësia, shërbimet qeveritare, pagesat, administrata publike
Forumi për Evropën Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Financial Times, u rikthye në Vjenë më 13 dhe 14 janar për edicionin e tij të 31-të, duke mbledhur ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, banka lidere, korporata dhe investitorë globalë. Forumi shërben për të ndërlidhur aktorët kryesorë, për të shkëmbyer ide dhe për të
Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, mori pjesë në Forumin Rajonal Euromoney për Evropën Qendrore dhe Lindore, në Vjenë, një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare për financat dhe investimet në rajon. Në kuadër të këtij forumi, Xhemali ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE:
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), në Vjenë, Austri, duke prezantuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare të Shqipërisë përpara një audience të përbërë nga përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ekonomikë dhe drejtues të institucioneve financiare nga rajoni dhe
Në strategjinë e saj afatmesme, Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e një ligji të ri për sektorin bankar, i cili do të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare, duke forcuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Banka publikoi strategjinë afatmesme për periudhën 2026-2028. Ligji synon të përmirësojë qeverisjen e bankave, mbikëqyrjen e bazuar në
Indekset evropiane u shfaqën të përziera të hënën pas një rritjeje në Azi, ndërsa kontratat futures në SHBA ranë pas raportimeve për një hetim të Departamentit të Drejtësisë ndaj kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell. Lajmi e çoi arin dhe argjendin në nivele rekord të reja. Powell theksoi se rreziku i një padie penale lidhet
Zyrtarisht nga ky janar hyri në fuqi sistemi bonus-malus, pra sigurimi i makinës do të varet nga sjellja individuale në timon. Për vitin e parë të aplikimit të këtij sistemi shoqata e siguruesve të Shqipërisë thotë se efekti do të jetë 4 milion euro. Sipas të dhënave rezulton se 96% e shoferëve kanë patur sjellje
Morgan Stanley planifikon të lançojë fonde të tregtuara në bursë (ETF) të lidhura me çmimin e Bitcoin dhe Solana, përkatësisht aktivi i parë dhe i gjashti më i madh kripto sipas kapitalizimit të tregut, sipas formularit S-1 të depozituar pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursës (SEC). Kjo është hera e parë që