Kategoria: Kryesore
Shqipëria ka arritur vetëm 26% progres në zbatimin e Planit Rajonal për Lehtësimin e Transportit gjatë vitit 2025, duke mbetur nën mesataren prej 30% të Ballkanit Perëndimor. Treguesi mat përparimin në masa që synojnë të shkurtojnë kohën e kalimit të mallrave dhe pasagjerëve, të përmirësojnë pikat kufitare dhe të dixhitalizojnë transportin, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt
Shqipëria ka ende 100 milionë tonë rezerva qymyri, por mbetet e varur nga prodhimi hidro i energjisë
Shqipëria është përjashtim në Ballkanin Perëndimor për varësinë nga qymyri: 91% e kapacitetit të instaluar energjetik në vitin 2023 ishte hidroenergji, ndërsa shumica e vendeve të tjera të rajonit mbështeten ende në masë të madhe te termocentralet me qymyr. Megjithatë, largimi nga qymyri nuk e ka eliminuar varësinë energjetike të vendit; ajo është zhvendosur te
Tirana do të presë “Trianathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Policia ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë: Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për
Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, përmes një udhërrëfyesi të ri, i cili pritet të përmbajë edhe një listë me detyrat kryesore që Tirana duhet të përmbushë me përparësi për ta përfunduar procesin deri në fund të vitit të ardhshëm. Komisioni Evropian
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, por me sinjale se ritmi i shtrenjtimit të banesave po ngadalësohet. Përjashtim bën Tirana, ku çmimet kanë shënuar një rritje të fortë edhe vetëm brenda gjashtë muajve. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për periudhën janar-qershor 2026 të
Fitimi i sektorit bankar shënoi rënie të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, pavarësisht rritjes së të ardhurave nga aktiviteti bazë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat realizuan një fitim të akumuluar prej 14.4 miliardë lekësh, nga 18 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në
Enti Rregullator i Energjisë ka mbyllur fazën kalimtare për regjistrimin e impianteve të depozitimit të energjisë elektrike. Afati ishte pjesë e zbatimit të kuadrit të ri të krijuar nga Ligji nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili sjell për herë të parë një kuadër të posaçëm për këtë aktivitet në tregun shqiptar. Në
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund ta marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve WhatsApp dhe Viber, një kanal i ri për marrjen e kodit 6-shifror të sigurisë. Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kodi që do të dërgohet përmes këtyre dy aplikacioneve do të përdoret
Konfliktet e pronësisë që krijohen për pronat shtetërore, mbi të cilat subjektet private disponojnë tituj pronësie synohen të zgjidhen me draftligjin e ri “për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e Shqipërisë” të hedhur për konsultim publik. Referuar nenit 38 të projektligjit, për pronat e paluajtshme shtetërore për të cilat subjektet private posedojnë tituj
Çmimet e naftës ranë të mërkurën pasi presidenti amerikan Donald Tramp tha se përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kishin zhvilluar bisedime në Kombet e Bashkuara. Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, tregtohej në mëngjes në Evropë me 98,41 dollarë për fuçi. Standardi amerikan, nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI), kushtonte 89,21 dollarë