Kategoria: Kryesore
Për vendet e Ballkanit Perëndimor po afrohet një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik europian. Bashkimi Europian ka vendosur të nisë negociatat me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën për krijimin e kushteve që do të mundësojnë heqjen graduale të tarifave roaming mes rajonit dhe vendeve të
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me raportin e punës së institucionit vitin e kaluar, ku theksoi se “gjatë vitit 2025, Bordi i AMA-s ka marrë rreth 110 vendime, ndërsa në pesë vitet e fundit janë miratuar
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme pozitive rritjeje edhe gjatë vitit 2026, ndonëse në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më sfidues. Në raportin më të fundit “Global Economic Prospects”, Banka Botërore parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të rritet me 3.4% gjatë këtij viti, nga 3.8% që vlerësohet të ketë qenë rritja në
Qytetarët dhe bizneset kanë kursyer rreth 84 milionë euro në periudhën mars-maj nga reduktimi i tarifave tatimore për pasuritë e paluajtshme, falë procesit të rivlerësimit që vijon të jetë në dispozicion deri në fund të vitit 2026. Skema e rivlerësimit u ka dhënë mundësinë pronarëve të apartamenteve, shtëpive, trojeve dhe pasurive të tjera të paluajtshme
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment Screening Framework”, organizuar nga AmCham Albania, në bashkëpunim me Center for International Private Enterprise. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit, investitorëve vendas dhe të huaj, organizatave ndërkombëtare, trupit diplomatik dhe ekspertëve të fushës, për të prezantuar Mekanizmin
Teksa debati për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në Zvërnec dhe kompleksin natyror Vjosë-Nartë, vijon të dominojë diskutimin publik, me protestat që kanë hyrë në javën e tretë, Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektligj të ri që synon të forcojë mbrojtjen e faunës së egër në Shqipëri. Projektligji “Për disa
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër, raportoi BBC. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pas nënshkrimit të marrëveshjes “nafta do të transportohet sërish”, ndërsa çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas njoftimit për marrëveshjen. Zëvendësministri i
Bashkia e Himarës ka regjistruar gjatë vitit 2025 rritjen më spektakolare të të ardhurave vendore në të gjithë vendin, duke u kthyer në kampionen absolute të fiskalitetit vendor, por jo si rezultat i zgjerimit të bazës së taksapaguesve apo rritjes së aktivitetit ekonomik tradicional. Shifrat tregojnë se motori kryesor i kësaj rritjeje ka qenë vala
Shpërdorimi i detyrës vijon të mbetet vepra penale dominuese mes krimeve të kryera nga punonjësit shtetërorë dhe personat në shërbim publik. Të dhënat e raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025 tregojnë se procedimet për “Shpërdorim detyre” janë rritur me 16,43% krahasuar me vitin 2024 dhe zënë 91,01% të të gjitha procedimeve të këtij
Italia ka miratuar betonizimin e një prej pjesëve më të mbrojtura të vijës bregdetare në Mesdhe. Më 4 qershor, Këshilli i Ministrave hodhi poshtë kundërshtimin formal të paraqitur nga Rajoni Autonom i Sardenjës dhe Ministria e Kulturës, duke riaktivizuar autorizimin unik të lëshuar më herët, në shkurt, nga Struktura e Misionit ZES për projektin gjigant