Kategoria: Kryesore

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur thirrjen për aplikime për programet e strehimit social, duke publikuar edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacionin që duhet të përgatisin qytetarët që synojnë të përfitojnë. Aplikimi kryhet online nëpërmjet platformës e-Albania, për shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ndërsa dokumentacioni që kërkohet ndryshon në varësi të

Qytetarët që kanë nevojë të rifreskojnë dokumentacionin e pronës së tyre mund të marrin kartelën e pasurisë dhe hartën kadastrale përmes një aplikimi të vetëm në portalin e-Albania. Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se dy dokumentet mund të rifreskohen në çdo kohë, ndërsa procedura është e integruar në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë

Ndërsa pritet rihapja e thirrjes për ndërtimin e stadiumit të ri “Skënderbeu” nga Korporata Shqiptare e Investimeve, pas dështimit të procedurave, Bashkia Korçë ka hapur tashmë një tender për rehabilitimin e ambienteve të stadiumit ekzistues, me fond limit 2,833,046 lekë pa TVSH. Procedura është hapur ditën e sotme dhe financohet nga të ardhurat e vetë

Administrata Tatimore ka publikuar një seri pyetje-përgjigjesh për skemën e kompensimit në masën 10% për prodhuesit bujqësorë, duke sqaruar se cilët fermerë përfitojnë, si llogaritet vlera e kompensimit, mënyrën dhe afatet e aplikimit, si dhe problematikat që mund të hasen me faturat gjatë procedurës online. Më poshtë janë pyetjet dhe përgjigjet e publikuara nga Administrata

Premtimi për “shëndetësi falas” duket gjithnjë e më larg realitetit me të cilin përballen çdo ditë qytetarët shqiptarë. Në letër, sistemi publik duhet të garantojë akses në shërbime shëndetësore pa e rënduar financiarisht pacientin. Në praktikë, qytetarët shqiptarë përballen me një realitet tjetër: pritje, mungesë të shërbimeve të caktuara, raste kur aparaturat nuk janë funksionale

Inspektorati i Përgjithshëm  dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në kuadër të proceseve të inspektimit. Marrëveshja u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në emër të Inspektoratit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour Awards, organizuar nga International Airport Review. TIA është një nga gjashtë aeroportet finaliste të këtij viti, përkrah aeroporteve të Nju Jorkut, Mynihut, Vjenës, Pittsburghut dhe Buenos Airesit. International Airport Review është një platformë profesionale ndërkombëtare,