Kategoria: Ekonomi
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi në mjediset e MEKI një takim me ambasadorin holandez Reinout Vos në një bashkëbisedim njohës mbi misionin e kësaj ministrie. Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se në qendër të bisedimeve ishin shkëmbimet ekonomike dhe tregtare midis Holandës dhe Shqipërisë, duke theksuar potencialet dhe mundësitë për zhvillim
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit u shpreh se Akti Normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, reflekton ndryshimet e nevojshme në kuadër të riorganizimit të ministrive. Gjithashtu, ky ASkt Normativ realizon disa ndryshime sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve, për të reflektuar rritje
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se, vendimmarrja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të jetë e bazuar në të dhënat e disa treguesve ekonomikë. I pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për mediet, se kur pritet të nisë lehtësimi i politikës monetare duke marrë parasysh faktin që
Tregu i furrave të bukës është zhvilluar këto 15 vjet, duke integruar shërbime produktesh të tjera. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me OSHEE Group u dakordësuan me Shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, në lidhje me tarifat e konsumit të energjisë elektrike, sipas tipologjisë së aktivitetit. OSHEE njofton se, “propozimi i saj është
Ministri i Financave Ervin Mete priti në një takim pune në Tiranë zëvendëspresidentin e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), Kyriakos Kakouris. Mete bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Europiane të Investimeve dhe mbështetjen e ofruar përmes financimit të projekteve të rëndësishme. “Shprehëm angazhimin për thellimin e mëtejshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 2.25% dhe 4.25%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi:
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve të fondeve të investimeve alternative arriti në pothuajse pesë miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tyre kundrejt aseteve totale të fondeve të investimit në vend ka ngelur në
Shqipëria ka hyrë në stadin e turizmit gjithëvjetor. INSTAT bën të ditur se në muajin janar 2024 ka një rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve, sidomos të të huajve, me gati 70% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas INSTAT treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese tregojnë se numri
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot në një intervistë televizive se, “vendimi për faturimin e energjisë për furrat e bukës të ndara në 3 kategori, në bazë të shërbimeve që ofrojnë, sjell barazi në treg”. Në një intervistë televizive Balluku tha se, “kemi marrë një vendim të studiuar për
Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë 2-mujorit të këtij viti arritën 22.7 miliardë lekë, ose 21 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Administrata Tatimore informon se rritja rekord e të ardhurave është shënuar në të gjithë zërat, pavarësisht se kontrollet në