Kategoria: Ekonomi
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional” (PROSEED 2.0), zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe GIZ, dhe financuar nga qeveria gjermane, u shpallën sot fituesit e granteve Smart&Green Future. I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Ekonomisë,
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka vendosur zgjatjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Zgjatja e afatit të përdorimit u vendos duke qenë se kishte përfunduar në fund të vitit të kaluar me argumentin se 42% e bonove të privatizimit rezultojnë të papërdorura. Antoneta Dhima, Deputete
Normat relativisht të ulëta të interesit për kredi, po rrisin interesin drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë që bumi i turizmit në vitet e fundit ka shtuar kërkesën për blerje të pronave në bregdet, me qëllim investimi për qiradhënien e tyre ditore te turistët e huaj. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se,
Eksporti i agrumeve shënoi një rritje prej 32.6% në sasi dhe 14.4% në vlerë, gjatë periudhës janar – prill 2024, krahasuar me një vit më parë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur sot se shifrat nxjerrin në pah punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e fermerëve, për të forcuar prodhimin vendas
Banka e Shqipërisë bën të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë, ndonëse shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj. Sipas BSH-së, rënia e treguesit të besimit në maj u ndikua nga nivele më të ulëta besimi në sektorët e
Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dakordësinë e të gjithë aktorëve. Sistemi i ri bazohet në tipologjinë e secilit prej subjekteve, në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë. Janë afro 2600 subjekte në të gjithë vendin që preken nga ky sistem i ri, të
Konsumatorët e shohin me pesimizëm gjendjen e ekonomisë së vendit në të ardhmen, kjo ndikuar edhe nga situata e tyre aktuale financiare, aftësia blerëse dhe pritshmëria për një nivel më të lartë papunësie. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi besimin e biznesit dhe konsumatorit, treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se do të ketë një rritje domethënëse të pagave për punonjësit e 61 bashkive në vend. Mazniku zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkive ku prezantoi organigramën e re. “Përmbyllëm diskutimin me 61 kryetarët e bashkive për strukturimin e ri të stafeve dhe organigramës së
Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 39 910. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.53 %. Vlera e aseteve neto të fondeve
Euro dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.86 lekë, ose 0.28 lekë më pak se të enjten. Një dollar u këmbye sot me 93.01 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.53 lekësh