Kategoria: Aktualitet

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah probleme në funksionimin e sistemit të arkivit digjital të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili synonte modernizimin e administrimit të dosjeve historike dhe lehtësimin e aksesit në dokumente. Sipas raportit, në vitin 2022 është realizuar një procedurë prokurimi për

Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë zbatuar rekomandimet e KLSH sa u përket masave të kërkuara për përmirësimin e administrimit të pronës dhe procesit të legalizimeve. Sipas raportit të auditimit, shumica e rekomandimeve të dhëna nga KLSH në auditimet e mëparshme nuk janë zbatuar nga institucionet e audituara. Auditimi përfshiu shtatë drejtoritë

Shoqata Shqiptare e Bankave paralajmëroi sot klientët e sektorit, lidhur me disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara nëpërmjet teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit). Sipas njoftimit të Shoqatës, në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në

Pas pezullimit të fluturimeve në Lindjen e Mesme, kompania ajrore Wizz Air tha se do të rialokojë avionët e saj në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Greqi. Njoftimi është bërë nga CEO i kompanisë low cost, Jozsef Varadi. “Ne synojmë të rialokojmë pjesën më të madhe të kapacitetit tonë në Lindjen e Mesme në destinacionet evropiane,

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti i krimit të organizuar. Gjatë diskutimeve, ekspertët e KE kërkuan raportim të detajuar statistikor mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga

OSHEE ka rifilluar procesin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 dhjetor 2024. Ky proces synon të ofrojë lehtësi për pagesën e faturave për kategoritë më të ndjeshme të klientëve, duke përfshirë: familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet. Për secilën

Autoriteti i Konkurrencës ka shtuar në ditët e fundit monitorimet në disa tregje të ndjeshme për konsumatorët, duke reaguar ndaj raportimeve për rritje çmimesh. Pas nisjes së monitorimit për çmimet e karburanteve, institucioni ka ndërmarrë një tjetër hap duke hapur një verifikim në tregun e bukës në qytetin e Korçës, ku është raportuar për një

Shqipëria ka bërë përparime në reformimin e sistemit të mbrojtjes sociale, por sigurimi i mbështetjes së mjaftueshme për shtresat më të cenueshme mbetet një sfidë kritike. Sipas raportit të Bankës Botërore, sistemi përfshin ndihmën sociale, sigurimet shoqërore, programet e tregut të punës dhe shërbimet sociale, duke synuar të mbështesë individët gjatë gjithë jetës së tyre.