Kategoria: Vitet e punës

Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit

Për të lehtësuar zbatimin e ligjit 7/2025, datë 30.1.2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish[1]ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një rregullore të posaçme, e cila duhet të zbatohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore sa herë që qytetarët paraqiten atje për caktimin e masës së pensionit në momentin që mbushin moshën. Kryesisht, për punë të caktuara në ish-ndërmarrjet shtetërore, bujqësore apo kooperativa përpara viteve 1994. Duke qenë se në shumë raste, qytetarët që kërkojnë

Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh sot në një intervistë për mediet, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit. Ai tha se procedura për

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, çdo qytetar që ka punuar në ish-ndërmarrjet shtetërore a kooperativë nuk do të ketë më nevojë të endet për të mbledhur dokumentacionin që vërteton punën e kryer. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të njohë apriori çdo ditë pune, mjafton të vërtetojnë që kanë banuar në fshat asokohe