Kategoria: valutore

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot ndryshime në rregulloren “Për veprimtarinë valutore”, me synim thjeshtimin e procedurave për kryerjen e transfertave dhe përshtatjen e kuadrit rregullator me zhvillimet e reja në fushën e pagesave digjitale. Ndryshimet parashikojnë heqjen e kërkesës për paraqitjen e dokumentacionit specifik justifikues për transfertat korrente ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve.

Banka e Shqipërisë publikoi kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke parashikuar blerje eurosh në vlerë 330–450 milionë euro, një rritje me rreth 100 milionë euro krahasuar me objektivin e këtij viti. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është përforcimi i rezervës valutore dhe stabilizimi i kursit të këmbimit në tregun e brendshëm. Nga