Kategoria: Taksa vjetore

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për të shmangur pagesën e dy viteve njëherazi. DPSHTRR ndau në rrjete sociale sqarimin përkatës për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe dilemat e qytetarëve mbi termat e pagesës.