Kategoria: shteterore
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”. Të dhënat që përmban databaza ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Qeveria ka miratuar dhe kaluar projektligjin që ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore. Projektligji u jep zgjidhje kategorisë që janë ende pa një pension, sepse nuk kanë arritur të