Kategoria: shërbimeve sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar Udhëzimin nr. 122, datë 6.2.2026, “Për mënyrën e paraqitjes së të dhënave statistikore për programin e ndihmës ekonomike, të aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”, një akt që riorganizon të gjithë sistemin e raportimit social në vend dhe shfuqizon Udhëzimin nr. 1945, datë 4.10.2010.