Kategoria: shëndeti

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Kombeve të Bashkuara, të përpunuara nga Visual Capitalist, tregojnë se shqiptarët jetojnë mesatarisht 80 vjet, prej të cilave 66.7 vjet në shëndet të plotë dhe rreth 13.3 vjet në gjendje të dobët shëndetësore. Kjo diferencë, që përfaqëson vitet e jetuara me sëmundje apo aftësi të kufizuara,

Shqipëria po përjeton një rënie të qëndrueshme në përdorimin e produkteve të duhanit gjatë dekadës së fundit, duke u afruar me nivelet më të ulëta në rajon. Të dhënat e fundit tregojnë se, si duhanpirja tradicionale, ashtu edhe përdorimi i përgjithshëm i produkteve të duhanit, po bien ndjeshëm ndër shqiptarë, veçanërisht tek meshkujt, sipas të

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor. Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social. Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë

Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm. Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi. Me një investim të barazvlefshëm me dy kafe në ditë, për një vit, me Kartën Standard të Sigurimit privat të Shëndetit nga SIGAL, kjo pasuri mund të mbrohet nga rreziqet. Limiti maksimal vjetor i mbulimit është 50 mijë euro. Për shërbime ambulatore mbulohen deri në 500 euro,

Një studim i ri ka zbuluar se ecja me kaq hapa në ditë shoqërohet me një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe probleme të tjera shëndetësore. Është bërë një lloj mantre mirëqenieje: bëji hapat e tu. Idealja, 10,000 çdo ditë. Por sa hapa të duhen në të vërtetë

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë. Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin

Numri i pacientëve që përfitojnë nga trajtimi me dializë në Shqipëri pritet të rritet ndjeshëm në vitet në vijim. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, deri në vitin 2028 parashikohet që të trajtohen rreth 1,538 pacientë në muaj, me një mesatare prej 13 seancash dialize për pacient. Si rrjedhojë, numri vjetor i seancave pritet të arrijë

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), përmes Komitetit të saj të Shëndetësisë, i ka dërguar një letër zyrtare Ministres së Shëndetësisë, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të metodologjisë që përcakton çmimet e produkteve mjekësore dhe barnave në vend. AmCham argumenton se skema aktuale, që bazohet në çmimin më të ulët të pesë vendeve të

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes një projektvendimi në konsultim publik, propozon udhëzime të detajuara për trajtuesit dhe asgjësuesit e mbetjeve spitalore, me qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis dhe shëndetin publik. Sipas Nenit 7 të vendimit të ri, trajtuesit e mbetjeve spitalore duhet të dokumentojnë dhe regjistrojnë të dhëna të detajuara për çdo