Kategoria: reforma

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit për të diskutuar hapat e fundit të reformës në sistemin e inspektimeve, e cila ka hyrë në një fazë të thelluar të konsolidimit dhe zbatimit. Në këtë

Qeveria ka depozituar për miratim projektligjin amendues të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, një nga aktet më të rëndësishme të reformës në administratën publike, i cili synon të modernizojë menaxhimin e shërbimit civil në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ky projektligj është përgatitur nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) në bashkëpunim me institucione

Ngërçi politik në Francë tregon se si qeveritë evropiane, të kapura mes kërkesave të elektorateve të tyre të moshuara dhe nevojës për të mbajtur nën kontroll shpenzimet, vazhdojnë të luftojnë për të mbushur boshllëqet buxhetore që shkakton sistemi i pensioneve. E drejta për pension ka qenë për dekada një shtyllë qendrore e kontratës sociale evropiane.

Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane. Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vijon të jetë e mbytur në çështje të prapambetura. Në fillim të vitit 2024, dosjet e mbartuara në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rezultuar në 37,662 raste në pritje të gjykimit.  Në fund të vitit 2024, backlog-u ka arritur në 41,700 çështje, me një rritje