Kategoria: reforma

Në Kuvend është depozituar për shqyrtim projekligji për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Me vendimin nr.53, datë 29.1.2025, të Këshillit të Ministrave, u miratua, në parim, marrëveshja e facilitetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni,

Një skemë që u premtua të finalizohej brenda muajit tetor, reforma e pensioneve, me sa duket nuk po gjen ende dakordësinë brenda grupit të punës mbi formulën që presupozohet të kënaqë moshën e tretë dhe nga ana tjetër të shpëtojë buxhetin e sigurimeve nga gropa financiare e krijuar ndër vite. E bërë publike si nismë

Një dekadë pas ndryshimit të ligjit ‘Për Sigurimet Shoqërore’, qeveria pritet të ulet edhe një herë në diskutime për të rishikuar formulën e pagesës së barrëlindjes. Pagesa për lejen e lindjes mund të rishikohet me një reformë që pritet të ndërmerret edhe në kuadër të rishikimit të skemës së pensioneve me qëllim nxitjen e lindshmërisë

Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Vendimi hyri në fuqi në datën 1 tetor dhe synimi kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten

Katër faktorët që përmblidhen si ndikuesit kryesorë në pajtueshmërinë e tatimpaguesve për zbatimin e ligjit janë 1) faktorët ekonomikë (normat e taksave, kontrollet tatimore dhe perceptimet e shpenzimeve qeveritare); 2) faktorët institucionalë (roli i organit tatimor, thjeshtësia e deklaratave tatimore dhe administrimi dhe probabiliteti i zbulimit); 3) faktorët socialë (etika dhe qëndrimi, perceptimet e barazisë

Qeveria pritet të rrisë më tej taksën e pronës, si edhe të rrisë mbledhjen e të ardhurave nga kjo taksë nga ana e bashkive. Në bazë të vlerësimeve të bëra, aktualisht kjo taksë mblidhet në masë të gjerë nga Bashkia Tiranë, e shpërndarë çdo muaj në faturën e ujit, ndërsa bashkitë e tjera në vend

Reforma në Drejtësi në Shqipëri po vazhdon të përballet me nevoja financiare të konsiderueshme. Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Strategjia Kombëtare e Drejtësisë 2024-2030, do të kërkohen 42 milionë euro shtesë për të arritur objektivat e parashikuara. Ky dokument nënvizon se ndërtimi i një sistemi drejtësie që i përmbush standardet europiane kërkon