Kategoria: raportimet

Administrata Tatimore ka përzgjedhur për verifikim 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, që kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura përmes Booking.com gjatë periudhës tetor 2022–dhjetor 2025. Shifra, e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jep një tregues të përmasave që ka marrë aktiviteti ekonomik i zhvilluar përmes platformave digjitale, veçanërisht në tregun e akomodimit.

Banka e Shqipërisë revokoi licencat e 83 zyrave të këmbimit valutor gjatë vitit 2025, pas kontrolleve që zbuluan mangësi në identifikimin e klientëve, monitorimin e transaksioneve, verifikimin ndaj listave të sanksioneve dhe raportimin e veprimeve valutore. Sipas të dhënave, numri i zyrave të këmbimit valutor zbriti nga 642 në 592 në fund të vitit 2025,