Kategoria: qafë thanë

Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë faza III, po vijon puna për formimin e trupit të rrugës në të gjithë gjatësinë e projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri të ditur se, paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit dhe ndërtimin e veprave të artit (tombino, mure mbajtëse, mbrojtje lumore etj.)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e hapjes së një segmenti në aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin. Ky segment rrugor është projektuar me