Kategoria: propozim

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë sa më shpejt ndërtimin e një impianti për përpunimin e naftës vendase, duke e konsideruar këtë projekt si një masë strategjike për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë energjetike që mund të vijnë nga tensionet në Gjirin Persik dhe luhatjet e tregjeve globale të naftës.