Kategoria: prona publike

Administrimi i pronës publike është shoqëruar me problematika të theksuara, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar devijime materiale nga kuadri ligjor dhe rregullator. Sipas auditimit, mungojnë plane veprimi të strukturuara për proceset e privatizimit të shoqërive tregtare me kapital shtetëror, si në sektorët strategjikë, ashtu edhe në ata jostrategjikë.

Janë prezantuar një sërë projektesh, pjesë e programit ‘Ura për Shqipërinë 2030’ në kryeministri, të cilat synojnë të japin një mundësi të mirë për bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat si dhe një shfrytëzim sa më efikas për asetet publike. Adelina Greca, drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri një pasqyrim të