Kategoria: presidenti turk

Nesër vendin tonë pritet ta vizitojë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit në përfundim të vizitës.