Kategoria: policia
Pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, policia e shtetit ka publikuar një plan masash të detajuar që parashikon garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky plan masash nis me eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Gjeorgjisë, nga aeroporti i Rinasit, në
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia e Tiranës me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, ka ndërmarrë një sërë masash për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës. “Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë,
Që nga dita e nesërme, konkretisht datë 15 qershor, efektivët e Policisë së Shtetit, përgjatë tre muajve të verës në sezonin turistik do të punojnë me 12 orë në ditë. Çdo vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonat bregdetare dërgoheshin efektivë nga Tirana për shërbime gjatë sezonit turistik. Këtë vit kjo nuk do të
Dy shtetas nga Gjeorgjia janë shpallur në kërkim pasi raportohet se kanë mashtruar në një pikë këmbimi valutor duke shkëmbyer një shumë parash me kartëmonedha false. Raportohet se në kërkim janë shpallur shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Këta 2 shtetas, më
Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit. Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së
Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta prej datës 1 Korrik. Kjo rritje do të jetë në masën 30% dhe do të realizohen në dy etapa. Kryetari i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta si dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve Valentin Macaj, kanë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot se “me rritjen e pagave që do të bëhet në korrik, realizojmë një pritshmëri shumëvjeçare të punonjësve të Policisë dhe kemi një rritje të fortë të pagave, e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar”. Balla u shpreh se sa i përket pagave, me Kryeministrin dhe Ministrin e
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon aksionet për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike, në rang vendi. Strukturat e verikimit dhe matjes të OSSH Tiranë, proceduan në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut. “Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit
Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup kriminal, i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi me TVSH. Pjesë e grupit kriminal rezultuan tre shtetas shqiptarë dhe tre shtetas italianë. Sipas policisë, të 6 këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Në kuadër të
Dy ditë pas marrjes së detyrës, Ministri i Brendshëm Taulant Balla mblodhi drejtuesit e Ministrisë dhe strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij. Ministri Balla tha se në fokus të punës së tij, do jetë mbështetja për punonjësit e policisë, si në aspektin financiar, ashtu dhe në strehim për të gjithë