Kategoria: pensionistet

Numri i pensionistëve dhe të rinjve me llogari bankare me kosto zero është shtuar ndjeshëm. Kështu deklaroi për mediet, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë dhe kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave Luljeta Minxhozi, teksa vuri në dukje, “se ka një interes të shtuar të pensionistëve që kanë emigruar, për hapjen e llogarive bankare”.