Kategoria: operatorët celularë

Operatorët e shërbimeve celulare përmirësuan performancën e tyre financiare vitin e kaluar. Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e 549 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e pati mbyllur me një humbje neto prej 30 milionë lekësh.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi këtë muaj të heqë detyrimin e operatorëve celularë për të aplikuar tarifa të njëjta në thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit. “AKEP në këtë fazë, duke konsideruar faktorët “pro dhe kundër“, të referuar në dokumentin e analizës për shërbimin e terminimit të thirrjeve mobile, karakteristikat dhe