Kategoria: lista e hapur

Partia Socialiste ka publikuar emrat e 186 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Drejtuesit politikë të qarqeve, pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë kanë prezantuar përpara mediave emrat dhe pozicionimin e kandidatëve në listat e hapura dhe të mbyllura. Vetë kryesocialisti Edi Rama do të kandidojë në listën e mbyllur të Tiranës.