Kategoria: Lehtëson

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot ndryshime në rregulloren “Për veprimtarinë valutore”, me synim thjeshtimin e procedurave për kryerjen e transfertave dhe përshtatjen e kuadrit rregullator me zhvillimet e reja në fushën e pagesave digjitale. Ndryshimet parashikojnë heqjen e kërkesës për paraqitjen e dokumentacionit specifik justifikues për transfertat korrente ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve.