Kategoria: Kriptoasete

Shqipëria po përgatitet të vendosë një regjim të ri për raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Nisma vjen si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe transpozon në të drejtën shqiptare Direktivën (BE) 2023/2226, e njohur si DAC 8.