Kategoria: konfiskuar

Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë. Qendra është realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) po ndërmerr një nismë të re për t’i dhënë një funksion social një pasurie të konfiskuar, këtë herë në mbështetje të organizatave që kujdesen për kafshët e braktisura. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej rreth 7 mijë metrash katrorë në rrethinat e Tiranës,

Një histori suksesi e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara është prezantuar sot në Tiranë, me çeljen e ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e cila sjell për publikun punimet artizanale të grave të sipërmarrjes sociale “Tradita ime Artizanale”. Ekspozita është hapur në ambientet e Publik Galeri, një qendër e dedikuar artit, kulturës dhe aktiviteteve komunitare, e

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zgjeron më tej projektet e ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për t’i kthyer pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në shërbim të komunitetit, përmes bashkëpunimeve me organizata me kontribut të posaçëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Së fundmi,

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) shpall hapjen e projektit “PUBLIK”, një iniciativë e veçantë që shndërron një hapësirë të konfiskuar nga krimi i organizuar në galeri arti, qendër komunitare dhe hapësirë edukimi artistik e teknologjik. Ky projekt, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të veçantët