Kategoria: konfindustria
Pasi Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të jetë 224 lekë për litër, ka reaguar Konfindustria. Me anë të një reagimi publik, Konfindustria shprehet se ekzekutivi duhet që të rishikojë në mënyrë të plotë politikën fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve. “Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit
Thellimi i krizës së karburanteve në tregjet ndërkombëtare, i nxitur nga zhvillimet gjeopolitike në Gjirin Persik, po reflektohet me intensitet edhe në ekonominë shqiptare. Në këtë kontekst, Konfindustria ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria përmes një pakete fiskale lehtësuese, me qëllim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve mbi qytetarët dhe bizneset.
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë sa më shpejt ndërtimin e një impianti për përpunimin e naftës vendase, duke e konsideruar këtë projekt si një masë strategjike për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë energjetike që mund të vijnë nga tensionet në Gjirin Persik dhe luhatjet e tregjeve globale të naftës.
Tregjet e naftës kanë pësuar një tronditje, pasi sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit (që prej 28 shkurtit) kanë sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve. Në Shqipëri, kompanitë paralajmëruan dje rrotje të menjëhershme të çmimit, ndaj Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht
Konfindustria vlerëson, se ndërtimi i linjës nënujore të energjisë elektrike Shqipëri – Itali është me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit. Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se ekonomia shqiptare është përfituese e rëndësishme e zbatimit të projektit për shkak, sepse sigurohet mundësia e eksportit të energjisë elektrike