Kategoria: Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Deri tani kushdo që investonte shumë para mund të bëhej shtetas i Maltës dhe kësisoj të jetonte dhe të punonte në të gjithë BE-në. Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli tani të paligjshme këtë praktikë. Shitja e shtetësisë malteze është e paligjshme. Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të ashtuquajturat pasaporta të arta shkelin ligjin e BE-së.