Kategoria: gjobit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin. Inspektimi është përqendruar veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim. Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, janë kryer riverifikime në 132 objekte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore. Në total, janë bllokuar 197.5 kg djathë kaçkavall
Spanja vendosi një gjobë prej 74.5 milionë dollarësh (64 milionë euro) ndaj kompanisë amerikane “Airbnb” për reklamimin e dhjetëra mijëra akomodimeve turistike pa licencë, thuhet sot në një deklaratë zyrtare. Gjoba kundër platformës online të qirasë afatshkurtër është përfundimtare pas zgjidhjes së një ankese administrative të paraqitur te ministri i Çështjeve të Konsumatorit Pablo Bustinduy,