Kategoria: formalizimi i tregut

Referuar të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe OECD, shqiptarët punojnë mesatarisht 41.4 orë në javë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet më punëtore të Evropës. Kjo shifër tregon një nivel të lartë angazhimi në tregun e punës, por njëkohësisht reflekton sfida strukturore të lidhura me produktivitetin dhe balancën mes jetës dhe punës.