Kategoria: dogana
Bashkimi Europian duke nisur nga 1 prilli i këtij viti, unifikon procedurën doganore për mallrat që do të hyjnë në tregun e saj, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë transportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm. Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) të
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit. DPD publikoi disa nga këto projekte që tashmë kanë hyrë në fazën e
Pas bollëkut të të ardhurave gjatë vitit 2023, por edhe në muajt e parë të vitit 2024, për herë të parë ato rezultojnë me mosrealizim të plotë plani për shtatorin. Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, të ardhurat totale për 9-mujorin arritën në 528.4 miliardë lekë, ose 99.6% e planit për
Austria, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda dhe Polonia përmes një letre të përbashkët drejtuar ministrave të konkurrencës në Bruksel një ditë më parë, kanë bërë thirrje për masa më të forta ndaj platformave të shitjeve online (e-commerce). Të gjashta vendet i kërkuan Komisionit Evropian të marrë “të gjitha masat e nevojshme brenda kompetencës së tij” për
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparences dhe në vijim të punës për përmirësimin e shërbimeve doganore ndaj biznesit. Më shumë se 56% e bizneseve përgjigjen se aplikimet shqyrtohen shumë shpejt dhe mbi 75% e përgjigjeve nënvizojnë se procedurat e deklarimit,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2023 dhe Prioritetet 2024”, në dy gjuhë, shqip dheanglisht. Ky është viti i tretë i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajturekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe
Drejtues dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave morën pjesë në aktivitetin e prezantimit të projektit “Adriacustoms” që synon bashkëpunimin mes administratave doganore që lagen nga deti Adriatik, në luftë kundër kontrabandës, mallrave të falsifikuara dhe trafiqeve të paligjshme. Projekti i financuar dhe mbështetur nga OLAF dhe Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopolit, përfshin
Ulet me 82 minuta koha e procesimit të deklaratave të mallrave në kanalin e kuq dhe me 17 minuta koha e deklarimit në kanalin e verdhë në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga Doganat. Ndërkohë koha e procesimit të deklaratave në kanalin e gjelbër nuk ka ndryshuar,
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 kanë shënuar rritje të qëndrueshme, duke tejkaluar shifrën 50 miliardë lekë, ose rreth 500 milionë euro. Sipas të dhënave operative nga Doganat, në krahasim me 3-mujorin 2023, janë realizuar rreth +2,2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro më shumë. Doganat bënë të ditur
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore (SELEC), Oğuz Serkant Akın. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i mëtejshëm i Administratës Doganore shqiptare me organizatën ligjzbatuese SELEC, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe në