Kategoria: buxheti
Buxheti i shtetit e ka nisur vitin 2026 me një suficit të konsiderueshëm fiskal. Sipas performancës paraprake të treguesve fiskalë për muajin janar, të ardhurat buxhetore kanë tejkaluar ndjeshëm shpenzimet, duke gjeneruar një suficit prej rreth 226 milionë euro, më i lartë edhe se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Të
Ministria e Financave ka njoftuar se të gjitha fondet buxhetore të papërdorura nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 janë transferuar tashmë në Fondin e Veçantë të Pensioneve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar,
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit tregojnë se nga 147.5 milionë euro që u mblodhën në vitin 2024, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
Vlera kumulative e investimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat (PPP) në Shqipëri arriti në nivelin më të lartë historik në vitin 2024, duke përbërë rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky tregues shënon një rritje me rreth 2% krahasuar me një vit më parë dhe konfirmon peshën gjithnjë e më të
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve, Aktin Normativ nr. 11, që parashikon disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, duke theksuar se ndërhyrjet synojnë mbështetjen sociale, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Në fjalën e tij, ministri Malaj u shpreh se
Mënyra se si një bashki shpërndan dhe realizon buxhetin e saj është tregues i qartë i prioriteteve të zhvillimit dhe i kapaciteteve reale për t’u përballur me problematikat urbane. Të dhënat e zbatimit të buxhetit të vitit 2024 për Bashkinë Durrës, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë një tablo kontradiktore: nga njëra anë rritje të qëndrueshme
Një buxhet rekord për mbrojtjen dhe zgjerimi i programeve për raketa dhe dronë shënojnë një kthesë vendimtare për Japoninë, teksa ajo hap rrugën për t’u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe ushtarake në botë. Qeveria e Japonisë miratoi të premten një plan buxheti rekord për mbrojtjen, që tejkalon 9 trilionë jenë (48.82 miliardë euro)
Në fund të muajit nëntor 2025, financat publike regjistrojnë një suficit buxhetor prej 49.1 miliardë lekësh, si rezultat i një performance të fortë në mbledhjen e të ardhurave dhe një ritmi dukshëm më të ulët të realizimit të shpenzimeve. Praktikisht, dhjetëra miliardë lekë kanë mbetur të pashpenzuara, veçanërisht në zërin e shpenzimeve kapitale – pra
Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë, kategori e cila nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët. Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se prej këtij akti normativ përfitojnë
Në projektbuxhetin afatmesëm 2026–2028, qeveria ka parashikuar një rritje të ndjeshme të fondit për Shërbimin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke e çuar atë në nivele gati dy herë më të larta krahasuar me vitin 2025. Sipas tabelës zyrtare të shpenzimeve buxhetore sipas programeve, fondi për këtë zë rritet nga 2.4 miliardë lekë në