Kategoria: bllokon

Autoriteti i kontroll ushqimor ka bllokuar disa kilogram çokokrem në Shqipëri, Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème, e importuar nga “Lengo Group”. Kjo ka ndodhur pas alarmit që është dhënë nga Sistemi RASFF për përmbajtje salmonele në këtë produkt, të importuar nga Gjermania. Në total janë bllokuar 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij. Njoftimi i plotë: Në vijim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër aksion, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”. Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope. Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare. Ndaj subjektit është vendosur një gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar. Mandarinat rezultojnë me mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut