Kategoria: banka
Në një moment historik për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, MGallery Hotel nga Accor Group, pjesë e kompleksit Green Coast në Palasë, u inaugurua zyrtarisht më 30 qershor. Ky projekt madhor u realizua falë një partneriteti të fuqishëm ndërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania, Grupit BALFIN dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me certifikimin prestigjioz “Vendi më i Mirë për të Punuar në Shqipëri” (“Best Place to Work – Albania 2025”). Ky vlerësim nuk është thjesht një çmim simbolik, por një certifikim ndërkombëtar, që rrjedh nga një proces rigoroz dhe objektiv, i cili analizon performancën e kompanisë në fusha kyçe si: Politikat e Burimeve
Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë Osmane. Burime nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë për A2CNN se Banka Ziraat, pas aplikimit që ka bërë vitin e kaluar, ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe është gati të
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar për të shtatin vit radhazi nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”. Ky vlerësim vjen si pjesë e çmimeve vjetore të Global Finance, të cilat, për të 32-in vit radhazi, shpërblejnë bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore. Banka Kombëtare Tregtare u
Alessandro D’Oria mori drejtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania në shtator të vitit 2021 dhe tani, pas gati 4 vitesh në drejtimin e bankës, pjesë e grupit më të madh bankar italian, do të largohet nga Shqipëria, për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e tij të gjerë në një shtet tjetër, ku operon grupi. D’Oria
Konferenca e Invisso, Forumi për Evropën Qendrore dhe Lindore u rikthye këtë 14 dhe 15 janar në Vjenë në përvjetorin e 30-të të organizimit, duke bashkuar investitorë të niveleve më të larta, lider të korporatave, financierë, rregullatorë e politik-bërës. Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizoi dhe organizoi për herë të pestë, një tryezë diskutimi dedikuar Shqipërisë, e
Intesa Sanpaolo Bank Albania është certifikuar zyrtarisht si një “Top Employer” në Shqipëri nga Instituti i njohur ndërkombëtarisht Top Employer. Ky certifikim nxjerr në pah angazhimin e palëkundur të bankës për të promovuar një kulturë korporative që nxit një vend pune pozitiv dhe gjithëpërfshirës për punonjësit e saj. Intesa Sanpaolo Bank Albania është banka e
Vendet evropiane po rivlerësojnë mënyrën se si të trajtojnë regjimin e ri pas rënies së Bashar al-Assad, me futjen në agjendë të afatit kohor për heqjen e sanksioneve. BE-ja po hedh bazat paraprake për një heqje të gjerë të sanksioneve ndaj Sirisë, duke përfshirë transportin, eksportet e naftës dhe gazit, aktivitetet financiare dhe bankare, sipas
Zhvillim historik për sektorin bankar italian, por edhe atë evropian. Intesa Sanpaolo, banka më e madhe në Itali dhe një nga grupet më të mëdha bankare në Evropë, ka hyrë zyrtarisht në tregun e kripto-valutave. Intesa Sanpaolo ka investuar rreth 1 milionë dollarë për të blerë 11 Bitcoin. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe përmes një
Si pjesë e grupit të njohur OTP, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme financiare në Evropën Qendrore dhe Lindore, OTP Bank Albania është pozicionuar si një shtyllë e progresit dhe inovacionit financiar në tregun shqiptar. Me një bazë të fortë dhe një vizion për të ardhmen, banka mbështet klientët e saj