Kategoria: Banka e Shqiperise
Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka miratuar sot Raportin e Stabilitetit Financiar që është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Sipas njoftimit vlerësohet se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, veprimtaria
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ecuria këtë muaj u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë, shërbimeve, si dhe rritja
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se, vendimmarrja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të jetë e bazuar në të dhënat e disa treguesve ekonomikë. I pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për mediet, se kur pritet të nisë lehtësimi i politikës monetare duke marrë parasysh faktin që
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 2.25% dhe 4.25%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi:
Normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje të shpejtë në tremujorin e fundit të vitit 2023. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesat mesatare të depozitave në lekë arritën në 2.0% në muajin dhjetor, nga 1.7% në tremujorin e tretë dhe 1.5% në gjysmën e parë të vitit.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, ekonomia do të vijojë të rritet gjatë viteve në vijim, duke u mbështetur nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe i eksporteve, e në veçanti nga ato të turizmit. Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të 2024, kjo rritje do të përkthehet në rritje të mëtejshme të punësimit
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore organizuan workshop-in “Modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri”. Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, u shpreh se Banka e Shqipërisë ka intensifikuar përpjekjet së bashku me Bankën Botërore, BE-në dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, në drejtim të tre prioriteteve kryesore të punës në
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.59 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar. Korça rezulton të jetë rrethi me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar për tremujorin e fundit. Krahasuar me të
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të vendit, ndaj vendosi sot të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, për lekun në nivelin 3.25 %. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se gjithashtu mbeten
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, raporti i kredive me probleme në muajin dhjetor 2023 zbriti në 4.7%, nga 5.1% që ishte në nëntor dhe 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008. Ecuria e kredive me probleme gjatë