Kategoria: banka botërore

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore aprovoi  asistencën financiare për dy projekte të reja në Kosovë me qëllim të forcimit të konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe përmirësimit të konektivitetit. Si Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar, me vlerë prej 52 milionë dollarë (49.1 milionë euro), ashtu edhe Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit

Shqipëria përmes anëtarësimit në Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA), përfiton reduktim deri në 17 herë të kostove për transfertat ndërkufitare, si dhe mbi 1 miliardë dollar financim shtesë për inovacionin. Banka Botërore, në një postim sot në rrjetet sociale vlerëson se hartimi i legjislacionit mbi zyrat e kreditit dhe anëtarësimi i saposhpallur i Shqipërisë

Banka Botërore njoftoi se kishte mbledhur afro 24 miliardë dollarë për të ofruar kredi dhe grante për disa nga vendet më të varfra të botës, të cilat mund të shfrytëzohen për të gjeneruar një rekord prej 100 miliardë dollarësh në vlerën totale të shpenzimeve. Banka mund t’i përdorë këto para për të marrë hua në

Arsimi i lartë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ka potencial të pashfrytëzuar dhe performanca kërkimore e universiteteve është më e dobët krahasuar me Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Azinë Lindore. Kjo është një prej gjetjeve të Raportit të Bankës Botërore i vjeshtës 2024. Sipas raportit, vetëm 9 universitete nga ECA renditen mes 500 më të

Banka Botërore ka lënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e klimës dhe zhvillimin e vendit, disa prej të cilave përfshijnë investime urgjente në disa fusha kryesore. Përmirësimi i hapësirave të gjelbra është një prej tyre, që konsiston në rritjen e mbulimit me vegjetacion, si dhe krijimin e të ashtuquajturave kopshte të shiut. Është shumë e

Shumica e eksporteve kryesore të Shqipërisë drejt BE-së, duke përfshirë veshje, lëkurë, hekur dhe çelik, tregojnë intensitet të ulët të karbonit, përveç produkteve minerale jometalike, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin. Në vitin 2022, eksportet e veshjeve shënuan rreth 600 milionë dollarë nga totali i eksporteve me vlerë 3.8 miliardë dollarë.

Shqipëria ka treguar vëmendje të shtuar ndaj përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike nëpërmjet legjislacionit, por zbatimi i tyre është i dobët, thuhet në raportin e Bankës Botërore të publikuar sot. Aftësia e planifikimit të Shqipërisë është pak më e mirë se mesatarja e strukturave organizative të Ballkanit Perëndimor për ndryshimet klimatike, por mungon koordinimi

Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). “Na bën krenarë për kontributin e Bankës Botërore në këtë arritje”, shkruan BB në rrjete sociale, teksa evidenton se, “sistemet moderne të pagesave, janë thelbësore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike në gjashtë ekonomitë e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të misionit të tyre për Programin e Remitancave dhe Pagesave 2.0, të kryesuar nga Asad Alam, Drejtor Rajonal për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Në këtë takim ishin të pranishëm