Kategoria: Bajram begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimet, lëvizjet nga dikasterët dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku, e cila deri më tani ka shërbyer si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministre, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo është tashmë nën hetim nga SPAK,
Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor. Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 3 kundër, 0
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar 5% është dekretuar sot nga Bajram Begaj, duke i dhënë fund një pasigurie ligjore që kishte pezulluar nisjen e procesit që prej fillimit të vitit 2026. Megjithatë, pavarësisht dekretimit, zbatimi praktik i rivlerësimit mbetet ende larg, ndërsa afati real në dispozicion të qytetarëve pritet
Presidenti i Republikës dekretoi sot datën 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ambasadorët e rinj në disa vende të BE, NATO dhe OKB dhe lirimin nga detyra të ambasadorëve në përfundim të mandateve. Fatmir Velaj është dekretuar si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë , i cili zëvëndëson Roland Bimon. Ilir Gjoni Ambasador i Republikës së Shqipërisë në NATO, pas