Kategoria: Azi
Singapori kryeson renditjen e IMD World Competitiveness Ranking 2026, në një klasifikim që përfshin 70 ekonomi në mbarë botën. Ekonomia aziatike merr rezultatin maksimal prej 100 pikësh, duke u rikthyer në vendin e parë që një vit më parë mbahej nga Zvicra. Pas Singaporit renditen Hong Kongu, me 95.6 pikë, dhe Zvicra, me 95.3 pikë.
Shqipëria për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore, po zgjeron bashkëpunimin me vendet aziatike. Brenda vetëm dy ditësh, qeveria shqiptare ka nënshkruar dy memorandume të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e punësimit, fillimisht me Vietnamin dhe më pas me Indonezinë, duke synuar krijimin e kanaleve të rregullta dhe të sigurta për rekrutimin e punonjësve të huaj.
Një muaj e gjysmë pasi u nisën pa një leje nga Durrësi, anijet me 800 tonë mbetje industriale të prodhuara nga një kompani e huaj pranë Metalurgjikut në Elbasan po kthehen në Shqipëri. Në një kohë që çështja është referuar në prokurori nga autoritet shqiptare, agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”, pas komunikimeve me autoritetet e